Rugova i LDK-së: Çekia e ngazëllyer paska vendosur të hapë Konsullatë në Malishevë

10:56 | 25 Nëntor 2020

Ironizon anëtari i LDK-së: Çekia e ngazëllyer paska vendosur të hapë Konsullatë në Malishevë.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naser Rugova ka ironizuar me emërimin e Flakron Shalës, djalit të deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës si konsull në Çeki, shkruan Gazeta Express.

Rugova ka shkruar se pas këtij emërimi të Flakron Shalës, të cilin e ka quajtur me ironi “super konsull”, Çekia ka vendosur të hapër Konsullatë në Malishevë.

“Pas emërimit të një ”super konsulli” në Çeki, Republika e Çekisë të ngazëllyer nga ky fakt paska vendosur të hapë Konsullatë në Malishevë!”, ka shkruar Rugova.

Në pjesën tjetër të postimit të tij në Facebook, Rugova e ka quajtur këtë emërim “tuxharllëk politik” dhe si një nga arsyet se pse Evropa nuk vendos për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“P.S. Ta lëmë sarkazmën anash, ky tuxharllëk politik na ka dëmtuar shumë këto 12 vitet e fundit, jo pa arsye Evropa po na i mbyllë dyert! Reflektoni sepse më keq se kështu nuk bëhët! Vetëm një kthesë e madhe mund të na nxjerrë nga ky labirint i këtij mentaliteti mesjetar!”, ka shkruar Rugova.

Komento: