Rugova: Na duhen edhe tri vota për ta rrëzuar Qeverinë

00:02 | 30 May 2019

Deputeti nga radhët e LDK-së ka thënë se u nevojiten vetëm edhe tri vota për ta rrëzuar Qeverinë.

Naser Rugova, ka folur për nismën e partive opozitare për ta rrëzuar qeverinë e vendit, që udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Rugova ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se ka ardhur “momenti i fundit” që Partia Demokratike e Kosovës të shkojë në opozitë për “minimum nja dy mandate”, për, siç është shprehur ai, dëmet që ky subjekt politik ia ka bërë vendit.

“Jemi duke bërë përpjekje që t’i bëjmë minimum 61 vota”, ka thënë ai, teksa ka folur për një mocion për rrëzimin e qeverisë.

“I kemi tani 58 vota. Na duhen 61 vota”, ka deklaruar Rugova.

“Ato 61 vota, po tentojmë t’i marrim edhe nga partitë politike që janë pjesë e koalicionit, apo edhe grupet minoritare”, ka theksuar deputeti i LDK’së. /Express/

Komento: