Ibrahim Rugova, vazhdon të jetë i komentuar .
Ukë Rugova, djali i ish-presidentit, Ibrahim Rugova ka folur për amanetin e fundit të të babait të tij.
Ai tha se deklarata e tij e fundit ishte në lidhje me pavarësinë e Kosovës, që ai e kishte cilësuar si kompromis të popullit.
“Fjala e fundit, apo prononcimi i fundit që ka bërë Presidenti është që “Pavarësia e Kosovës është kompromisi jonë si popull”, edhe besoj që ajo tash po vërehet më së miri edhe këto ditë, që ato fjalët e Presidentit kanë qenë tamon parashikime, edhe vizione shumë të sakta. Kjo ka qenë në muajin tetor dikur”, tha Rugova në RTK.