Rugovë, a po sjellë turizmi më shumë dobi apo dëme?

09:06 | 29 Janar 2019

Rajoni i Rugovës është i ekspozuar masivisht ndaj ndërtimeve pa leje. Kjo trevë me 14 fshatëra, i ka pothuajse të gjitha ndërtimet në të paligjshmërisht dhe asnjë institucion nuk duket që do t’i adresojë këto parregullësi.

Në Rugovë nuk ka plan hapësinor, plan rregullativ e as plan menaxhues. Objektet ndërtohen gjithkah, ka munden e ka duan pronarët dhe, njëkohësisht ndotin edhe mjedisin me ujërat e zeza të patrajtuara që i derdhin në ndonjë përroskë e lumë apo në gropa septike, e të cilat pastaj ndotin ujërat nëntokësore, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë kaos të ndërtimeve pa asnjë plan dhe pa asnjë leje në trevën e Rugovës e quajnë zhvillim ekonomik përmes turizmit. Të gjitha këto ndërtime, që vitet e fundit kanë marr hov tepër të madh, duke mos u frikuar të ndërtojnë edhe në prona publike, po ndodhin në mungesë të Planit Hapësinor për këto bjeshkë të përfshira në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, që është nën kompetencë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Komento: