Ndeshja mes Andy Ruiz Jr. dhe Luis Ortiz morri vëmendje të madhe, pasi vuri përballë dy super boksierë të peshave të rënda.
Meçi përfundoi në favor të Ruizit, i cili dominoi dukshëm.
Kjo fitore e vë Ruizin në radhë si fitues potencial i titullit WBC, të cilin e mban Tyson Fury.
Ruiz goditi me “knockdown” Ortizin dy herë në raundin e dytë, duke e deklasuar atë pas 12 raundësh.
Pas ndeshjes, Ruiz deklaroi se meçi në fakt ishte i vështirë dhe se Ortiz është një boksier i fortë.
“Ishte një luftë e vështirë… Ortiz është një luftëtar që godet fort” deklaroi Ruiz.