Rukiqi: Durmishi e ka shpërbly dostin e vet të ngushtë të kompanisë ‘Bageri’ me 3 tendera sekret

15:33 | 26 Mars 2024
rukiqi:-durmishi-e-ka-shperbly-dostin-e-vet-te-ngushte-te-kompanise-‘bageri’-me-3-tendera-sekret

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se zëvendëskryeministri Hysen Durmishi, e ka shpërblyer “dostin e vet të ngushtë” të kompanisë “Bageri”, me tre tendera sekret në vlerë afër 309 mijë euro, pa përfshirë edhe aneks kontratat, raporton Express.

Sipas Rukiqit, Durmishi i ka bërë favore në tendera Bujar Shabanit. Ai ka publikuar edhe një pjesë të shkëputur nga një intervistë, ku Durmishi thotë se e ka shok të njëjtin.

“Unë Bujar Shabanin e njoh që nga viti 2001. E kom shok”, thotë Durmishi në atë intervistë.

“Durmishi e ka pranu publikisht që e ka dost Shabanin e ‘Bagerit’, por kjo nuk i ka pengu me vazhdu me i bë favore në tendera. Favorizimet duhet me u ndalë! Lidhja Demokratike po i bën hapat e tutjshëm me komision hetimor rreth tenderave sekret!”, ka shkruar Rukiqi.

Komento: