Rukiqi e quan Muratin propagandues kronik

14:43 | 25 Shtator 2024
rukiqi-e-quan-muratin-propagandues-kronik


Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar sot se Qeveria ka ndërmarrë pakon më të madhe mbështetëse në rajon krahasuar me Bruto Prodhimin Vendor përballë rritjes globale të kostos së jetesës ku Kosova ka rritjen më të ulët të çmimeve në rajon.

Me këtë deklaratë nuk është pajtuar anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi.

Rukiqi përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se një qytetar sot shpenzon 60% të pagës për produkte bazë ndryshe nga viti 2021 që ka shpenzuar vetëm 30%.

Tutje, Rukiqi ka thënë se rritja e çmimeve ndër vite është indikatori kyç i përkeqësimit të mirëqenies së qytetarëve që ka ardhur si pasoj e asnjë mase ndaj inflacionit.

“Veç një rikujtim si përgjigje për propaganduesin kronik, Ministrin e Financave. Një qytetar i Kosovës sot shpenzon 60% të pagës për produkte bazë dhe barna, kur e kanë nis këta qeverisjen në vitin 2021 për të njëjtat produkte është shpenzuar vetëm 30%”, ka shkruar Rukiqi.

Shkrimi i plotë:

Komento: