Rukiqi: Ekonomia e Kosovës po dëmtohet nga 10 milionë euro në ditë për shkak të COVID 19

11:28 | 30 March 2020

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, deklaroi se kemi 10 milionë euro dëme në baza ditore në vend për shkak të situatës me koronavirus.

“Kjo është jashtëzakonisht shumë për ekonominë tonë nëse kjo zgjat deri në 3 muaj që janë diku 1 miliardë euro dëme në ekonominë e vendit”, tha ai.

Rukiqi përmendi se ka rënie të qarkullimit deri në 20% në sektorin e ndërtimit dhe prodhimit.

Komento: