Rukiqi i drejtohet kryeministrit Kurti: Shqipëria vendi me më së shumti barriera jotarifore për produktet nga Kosova – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rukiqi i drejtohet kryeministrit Kurti: Shqipëria vendi me më së shumti barriera jotarifore për produktet nga Kosova

09:34 | 11 Shkurt 2020

Rukiqi thotë se Shqipëria vendi me më së shumti barriera jotarifore për produktet nga Kosova.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi në një postim ka kërkuar që kryeministri Albin urti gjatë takimit të sotëm me homologun Edi Rama t`ia kujtoj barrierat ekonomike që Shqipëria po aplikon ndaj Kosovës.

“Ia rikujtoni Kryeministrit Rama, në takimin që e keni sot, që pas Serbisë, Shqipëria mbetet vendi me më së shumti barriera jotarifore për produktet nga Kosova. Produkte të caktuara kosovare më lehtë eksportohen në Skandinavi se në Shqipëri. Niveli i këmbimeve tregtare mes dy vendeve, është jo më shumë se këmbimet mes dy kompanive mesatare evropiane”, ka shkruar Rukiqi.

Komento: