Rukiqi i reagon Muratit: Adresa e dështimit të regjistrimit të popullsisë është Kryeministri dhe Qeveria

12:18 | 11 Nëntor 2023
rukiqi-i-reagon-muratit:-adresa-e-deshtimit-te-regjistrimit-te-popullsise-eshte-kryeministri-dhe-qeveria

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka fajësuar Agjencinë e Statistikave të Kosovës për dështimin e procesit të regjistrimit të popullsisë për këtë vit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rukiqi ka shkruar se adresa e dështimit të këtij procesi është Qeveria.

“Ndoshta eshte mire me ja rikujtu Ministrit, qe Agjencia e Statistikave te Kosoves, nuk eshte krijuar, e as nuk vepron, ne nje “univers paralel”. Agjencia e Statistikave te Kosoves, eshte pjese e Zyres se Kryeministrit, rrjedhimisht pergjegjesia direkte per deshtimin e regjistrimit te popullsise, ka adrese: Eshte Kryeministri dhe Qeveria”, ka shkruar Rukiqi./Front Online

Komento: