Rukiqi i reagon VV-së për doganën: Ky “rekord” është rezultat i dy rekordeve të zeza për ekonominë e vendit

16:49 | 22 Gusht 2023
rukiqi-i-reagon-vv-se-per-doganen:-ky-“rekord”-eshte-rezultat-i-dy-rekordeve-te-zeza-per-ekonomine-e-vendit

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje për një grafikë në lidhje me punën e Doganës së Kosovës, ku këta të fundit thanë se veriu nuk po furnizon më vendin me mallra tw padoganuara.

Rukiqi thotë se ata po mundohen të manipulojnë sërish duke e lidhur me veriun, dhe siç tha ai, duke i dhënë merita vetes.

Sipas tij, ky është rezultat i dy rekordeve të zeza për ekonominë e vendit.

“1. Rritjes rekorde te deficitit tregtar 2. Rritjes rekorde te normes se inflacionit”, shkroi Rukiqi, në rrjetin social Facebook.

Komento: