Ditët e fundit problemet e shërbimit telefonik të operatorit “Vala” kanë acaruar shumë qytetarët e Kosovës. Në këtë kontekst, anëtarii Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka fajësuar Qeverinë Kurti.
Përmes një reagimi në Facebook, ai theksoi se, ndonëse u investuan 20 milionë euro në telekom, kolapsi i shërbimit të “Vala-s” në 5 ditët e fundit përbën shembull të paaftësisë së tyre.