Rukiqi: Nëse është në interes të vendit, Oda Ekonomike e Kosovës përkrah heqjen e taksës 100 %

13:20 | 18 February 2020

Janë shtuar zërat për heqjen e taksës 100 % ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Oda Ekonomike e Kosovës është deklaruar pro heqjes së taksës 100 përqind ndaj Serbisë, nëse kjo është në interes të vendit.

Kështu ka thënë sot kryetari i saj, Berat Rukiqi.

“Nëse konsiderojmë që heqja e saj është në interes të Kosovës, ne do ta përkrahim atë, njësoj siç kemi bërë me vendosjen e taksës”, tha Berat Rukiqi.

Ai ndër të tjera është shprehur kundër vendimeve që dita e diel të jetë pushim për bizneset në disa komuna.

Kujtojmë se Qeveria Kurti është shprehur e gatshme që ta heqë taksën 100 përqind ndaj prdukteve serbe, por që kjo të zëvendësohet me një masë reciprociteti.

Heqjen e saj, por pa ndonjë masë tjetër, e kanë kërkuar fuqishëm edhe SHBA’të, sidomos Ambasadori Richard Grenell i cili nuk pranoi as të takohet me Kryeministrin Albin Kurti, pa u hequr ajo.

Komento: