Rukiqi për ‘Superpunën’: Qeveria ‘Kurti’ po improvizon me çdo ndihmë, nuk krijon vende të qëndrueshme të punës

08:52 | 15 Nëntor 2023
rukiqi-per-‘superpunen’:-qeveria-‘kurti’-po-improvizon-me-cdo-ndihme,-nuk-krijon-vende-te-qendrueshme-te-punes


Ministri i Financave Hekuran Murati ka deklaruar se për 8 muaj përmes “Superpunës” janë punësuar 7 mijë të rinj që janë përfitues të punësuar.

Për këtë ka reaguar ish-kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi.

Ai thotë se Qeveria aktuale improvizon me çdo ndihmë.

“Ka shumë kompani të cilët kanë aplikuar për këtë skemë për me pas një subvencionim këto janë skema improvizimi çdo gjë te kjo qeveri është improvizim si ndihmë por kjo nuk krijon model të rritjes së qëndrueshme ekonomike e as krijim të qëndrueshëm të vendeve të punës”, ka thënë Rukiqi.

 

Komento: