Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, njëherit ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës ka ngecur sa i përket realizimit të projekteve.
‘’Kjo qeveri as këto projekte që i kanë pasur nuk i kanë përfunduar’’, tha Rukiqi për FrontOnline.
Rukiqi tha se përgjatë këtij mandati katër vjeçar të Qeverisë “Kurti” nuk ka nisur ndonjë projekt kapital.
‘’Asnjë projekt i ri nuk është nisur përgjatë këtij mandati katër vjeçar kështu që nuk pres as të nis ndonjë projekt e as nuk ka ndonjë projekt të madh me rëndësi kapitale’’, përfundoi Rukiqi.