Rukiqi: Qeveria po vazhdon me tenderët sekretë, po iu pëlqen sepse përfitimet po rriten

12:08 | 21 November 2024
rukiqi:-qeveria-po-vazhdon-me-tenderet-sekrete,-po-iu-pelqen-sepse-perfitimet-po-rriten

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, ka deklaruar se kjo Qeveri po vazhdon me avazin e tenderëve sekretë, e madje me kompani të cilat po iu kushtojnë më shtrenjtë dhe janë të akuzuara për falsifikim dokumentesh në prokurim.

Sipas Rukiqit, Ministria e Punëve të Brendshme, ditë më parë ka shpërblyer prap kompaninë e Shqipërisë ‘InfoSoft’, ani pse ka ofertuar me çmim më të lartë.

“Tani Qeverisë, tenderë sekret po iu pëlqejnë më shumë sepse përfitimet po rriten.Sidomos është e çuditshme që kjo vazhdon ende edhe në fushat të cilat janë vërtetu që ka konkurrencë, pra ka kompani që mund të ofrojnë shërbime, nuk ka nevojë të shkohet me negociata të drejtpërdrejta’’, tha Rukiqi në një prononcim për Gazetën Express.

Numri i kompanive përfituese të tenderëve është kufizuar thotë Rukiqi, kryesisht në financues dhe miq të partisë në pushtet.

‘’Ne kemi denoncuar këto raste, do të vazhdojmë, dhe normalisht organet e rendit dhe ligjti të cilët duhet ta trajtojnë këtë praktikë e cila tani ka marrë përmasa shqetësuese për shkak të nivelit të keqpërdorimit të mundshëm të parasë publike dhe kompanive të cilave po iu pamundësohet të jenë përfitues. Por, numri i kompanive është kufizuar, kryesisht në financues dhe miq të partisë në pushtet”, shtoi Rukiqi.

Komento: