Rukiqi: Raporti i Bankës Botërore konfirmon dështimin ekonomik të Qeverisë Kurti

20:38 | 17 October 2024
rukiqi:-raporti-i-bankes-boterore-konfirmon-deshtimin-ekonomik-te-qeverise-kurti

Aanëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, lidhur  me raportin e Bankës Botërore.

Ai tha se raporti në fjalë konfirmon dështimin e Qeverisë së Kosovës udhëhequr nga Albi Kurti.

Problematike, sipas Rukiqit janë gjetjet për nivelin e ulë të punësimit, ku vetëm 37.1% e popullsisë në moshe pune punon.

“Punësimi në Kosovë: 2/3 e popullsisë në moshë pune, nuk punojnë. Norma e punësimit në Kosovë është më e ulëta në Evropë, me vetëm 37.1% të popullsisë në moshë pune të punësuar, krahasuar me vendet e rajonit, ku mesatarja është 48.5%, ndërsa në Bashkimin Evropian, ku është 54.5%”, ka thënë ai

“Rritja Ekonomike: Për vitin 2023, rritja ekonomike e Kosovës është 3.3%, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 3.8%. Kjo është më e ulët se mesatarja e rritjes ekonomike prej 4% që ishte para pandemisë. Një normë e tillë e rritjes ekononomike, nuk garanton as zhvillim, as vende pune, as investime, as shëndetësi më të mirë, as paga më të mira për qytetarë”, ka vazhduar Rukiqi.

Postimi i plotë:

Komento: