Rukiqi: Shtyllat e fuqishme punëtore kanë mbetur pa përkrahjen e dorës së shtetit, qeveria po i linçon e bullizon

08:34 | 15 Nëntor 2023
rukiqi:-shtyllat-e-fuqishme-punetore-kane-mbetur-pa-perkrahjen-e-dores-se-shtetit,-qeveria-po-i-lincon-e-bullizon

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi duke folur për Front Online ka akuzuar Qeverinë aktuale për mos përkrahjen e policisë, shëndetësisë e disa sektorëve të tjerë.

Rukiqi thotë se shtyllat e fuqishme punëtore kanë mbet pa përkrahjen e dorës së shtetit.

Ai tha se shteti po I bullizon e linçon gratë e burrat që po shërbejnë për Kosovën.

“Jemi duke fol gjithmonë se si të jemi më të fuqishëm si shtet e ato shtyllat e fuqishme kanë mbet pa përkrahje e dorës së shtetit. Qeveria s’ka detyrë më të rëndësishme se sa të kujdesët për kategoritë e policisë, shëndetësisë e tjera. Grat e burrat që japin shërbim çdo ditë shteti i injoron i ofendon i linçon e bullizon kanë arsye që të shkojnë në vende të tjera ashtu siç po e bëjnë viteve të fundit”.

Komento: