Rukiqi: Sistemi shëndetësor në kolaps, ngjyrosja e një klinike s’është asgjë në krahasim me nevojat e qytetarëve

21:35 | 03 Tetor 2024
rukiqi:-sistemi-shendetesor-ne-kolaps,-ngjyrosja-e-nje-klinike-s’eshte-asgje-ne-krahasim-me-nevojat-e-qytetareve

Berat Rukiqi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), përmes një postimi në Facebook, të enjten, ka thënë se sistemi shëndetësor është në kolaps. Ky reagim i Rukiqit vjen pasi është ngjyrosur Klinika e Ortopedisë.

Sipas Rukiqit, kjo nuk mjafton pasi, nuk ka asnjë projekt të madh në shëndetësi, mungojnë barnat, mungon sigurimi shendetësor, si dhe nuk ka pajisje dhe mjekët po largohen nga Kosova.

Ka shtuar se LDK-ja në nivel lokal ka realizuar më shumë projekte në shëndetësi sesa Qeveria Kurti.

“LDK-ja në nivel komunal ka realizuar shumëfish më tepër projekte sesa qeverisja e Kurtit në këto 4 vite”, ka thënë Rukiqi.

“Të mburresh për ngjyrosje të një klinike, dhe me disa renovime kozmetike, sado e rëndësishme të jetë, nuk është asgjë në raport me nevojat e qytetarëve”, ka vazhduar ai.

Rukiqi referuar zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit tha se nga to do t’i jepet vendit e ardhmja që e meriton.

Komento: