Rukiqi takohet me komandantin e LMT të KFOR-it, thonë se situata është e qetë dhe stabile

15:57 | 07 Tetor 2024
rukiqi-takohet-me-komandantin-e-lmt-te-kfor-it,-thone-se-situata-eshte-e-qete-dhe-stabile

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, kolonel Agron Rukiqi me staf në ambientet e drejtorisë, priti në takim komandantin e LMT të KFOR-it turk, Major Yonuz Yildiz dhe stafin e tij.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me fushën e sigurisë si dhe të vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan dhe KFOR-it në Gjilan.

“Në këtë takim nga të dyja palët situata e sigurisë u vlerësua e qetë dhe stabile. Kolonel Rukiqi falënderoi z.Yildiz për angazhimin e tyre në mbështetje të Policisë së Kosovës duke e cilësuar si një mision të rëndësishëm në fushën e sigurisë”, thuhet në komunikatën për media.

Komento: