Rukiqi: Të pasakta dhe tendencioze të dhënat e Kurtit për progresin ekonomik

22:49 | 08 Tetor 2022

Rukiqi i quan të pasakta dhe tendencioze të dhënat e Kurtit për progresin ekonomik.

Berat Rukiqi nga “Manpoëer Group”, ka reaguar pas publikimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për progres ekonomik.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, i ka cilësuar të dhënat e qeverisë si të pasakta dhe intepretim tendencioz.

Rukiqi ka listuar tri komente ndaj, sië e quan ai, pasaktësi e Kurtit:

“Tri komente, pa u thëlluar në pasaktësinë dhe interpretimin tendencioz të dhënave nga Qeveria:

1) Qarkullimi i bizneseve është rritur, jo si rezultat i rritjes se fuqisë blerëse apo ndonjë performance me të mirë ekonomike. Rritja e qarkullimit, është rezultat i inflacionit (në shumicën e produkteve, rritja e çmimeve është mbi 20%);

2) “Vendet e reja të punës”, janë formalizim i vendeve të punës, të cilat kanë ekzistuar si vende pune, pra nuk janë vende të reja të punës, si rezultat i ndonjë investimi apo rritje e bizneseve ekzistuese;

3) Eksporti është rritur nga kompanitë private dhe performanca e tyre. Qeveria nuk mund ta thotë që ka ndërmarre ndonjë masë apo politikë të vetme që ka ndikuar në këtë performancë të eksportit. Minimalisht çka duhet të bëj Kryeministri, është të vizitojë dhe të ju jep përkrahje simbolike, atyre që sot janë mbi 25% e eksportit të Kosovës, përkatësisht kompanisë “Devolli Corporation” , po edhe kompanive tjera që me shumë mund kanë arritur një pozicionim në tregjet globale”, ka përfunduar reagimin Rukiqi.

Kryeministri Kurti, të shtunën, ka thënë se gjatë dy vjetëve të fundit, sa ai është në pushtet, janë hapur 40 mijë vende të reja pune.

Sipas Kurtit, edhe eksportet me qeverinë e tij janë trefishuar, krahasuar me periudhën kur kanë udhëhequr qeveritë e kaluara.

Komento: