Rusi i cili u prangos në Veri nga dita e sotme është person i padëshiruar në Kosovë.
Prej sot Mikhail Krasnoshchenkov është person ‘Non Grata’ për Kosovën.
Këtë e ka kërkuar Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. E vendimi për të u mor sot.
Rusi i prangosur gjatë aksionit në veriun e Kosovës detyrohet që ta lëshojë Kosovën. Madje hiq më larg se sot.
Ky është statusi i plote i Haradinajt për rastin e rusit të prangosur ditë më parë:
Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z .Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’.
Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019.
I bëj thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të respektojë vendimin.
Vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit! RH