Ukraina dhe Rusia po vazhdojnë luftën.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka thënë se Rusia dhe Ukraina nuk kanë pasur ndonjë komunikim diplomatik ditëve të fundit.
Në një intervistë për CBS, Kuleba ka thënë se Mariupoli mund të jetë vija e kuqe e negociatave për paqe.
“Mariupol mund të jetë vija e kuqe dhe situata atje është e tmerrshme”, ka thënë Kuleba, transmeton Gazeta Express.
Garancioni nga Rusia se do të kursentet jetët e ushtarëve ukrainas që dorëzohen, është refuzuar nga Ukraina. Më herët, kryeministri Denys Shmyhal kishte thënë se ushtarët ukrainas kishin mbetur të rrethuar në Mariupol, por përkundër kësaj ata do të luftonin deri në fund.
Në anën tjetër, Kremlini ka thënë se forcat e saj e kanë kapur pothuajse të gjithë qytetin e Mariupolit.