Rusia do t’i tërheqë disa trupa nga kufiri

10:17 | 15 February 2022

Rusia njofton se do të tërheqë disa trupa nga kufiri.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Igor Konashenkov, ka thënë se disa njësi ushtarake do të largohen nga zona kufitare me Ukrainën pas “përfundimit të misionit të tyre”.

Sipas komenteve të publikuara nga agjencia e lajmeve “Interfax”, zyrtari rus tha: “Njësi nga distriktet ushtarake jugore dhe perëndimore, që i kanë përfunduar misionet e tyre, tashmë janë duke u vendosur në trena dhe automjete dhe do ta fillojnë rilokimin në garnizonet e tyre sot. Njësi të ndara do të marshojnë në këmbë si pjesë e konvojeve ushtarake”.

“Një numër i ushtrimeve luftarake janë kryer sipas planit”, shtoi ai, shkruan BBC, përcjell Express.

Megjithatë, Konashenkov tha se disa ushtrime janë ende duke vazhduar. “Forcat e Armatosura Ruse janë duke vazhduar një varg ushtrimesh të gjera për ushtrime operacionale të trupave dhe forcave. Praktikisht, të gjitha distriktet dhe flotat ushtarake dhe parashutistët janë duke marrë pjesë”, tha zëdhënësi rus.

Komento: