Rusia i hakmerret ashpër Bullgarisë, Polonisë e Çekisë pse ia ndaluan hapësirën ajrore

13:48 | 26 Shkurt 2022

Rusia i kundërpërgjigjet ashpër Bullgarisë, Polonisë e Çekisë pse ia ndaluan hapësirën ajrore

Rusia i është kundërpërgjigjur Bullgarisë, Polonisë dhe Republikës Çeke, pas të tri këto shtete të NATO-s ia ndaluan Rusisë që ta shfrytëzojë hapësirën ajrore të tyre.

Sipas vendimit të fundit të Rusisë, këtyre tri shteteve u janë ndalur fluturime në hapësirën ajrore të NATO-s.

Lajmi është bërë i ditur nga “Nexta.tv”, duke cituar Agjencinë federale për transportin ajror në Rusi (Rosaviatsia).

“#Rusia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për #Bullgarinë, #Poloninë dhe Republikën #Çeke, sipas Rosaviatsia”, thuhet në njoftim.

Komento: