Rusia jep urdhër ushtrinë të zgjerojë ofensivën në Ukrainë

18:07 | 26 February 2022

Po vazhdon edhe më tutje pushtimi i Rusisë nga Ukraina.

Ushtarëve rusë u janë dhënë urdhra që të zgjerojnë ofensivën në Ukrainë “nga të gjitha drejtimet” pasi Kievi ka refuzuar që të zhvillojë bisedime me Moskën në Bjellorusi, tha të shtunën Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Pasi pala ukrainase refuzoi procesin e negociatave, sot të gjitha njësive u është dhënë urdhri të zhvillojnë avancim nga të gjitha drejtimet në përputhje me planet operacionale”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i ushtrisë ruse, Igor Konashenkov.

Kremlini tha të premten se presidenti rus, Vladimir Putin, veçse kishte dërguar një delegacion në Bjellorusi për bisedime me Ukrainën, por Ukraina ka kërkuar që bisedimet të mbahen në Varshavë.

Ukraina thotë se po sulmohet nga shumë drejtime, përfshirë edhe nga Bjellorusia.

Konashenkov pretendoi se forcat ruse nuk po shënjestrojnë zonat civile, pavarësisht se ka të dhëna që dëshmojnë të kundërtën.

Ukraina tha të shtunën se të paktën 198 civilë – përfshirë tre fëmijë – janë vrarë që prej se Moska nisi pushtimin më 24 shkurt.

Rusia nuk ka treguar se sa forca të saj janë vrarë gjatë pushtimit, që ajo e quan “operacion të posaçëm ushtarak”

Komento: