Rusia nuk e ka ndërprerë ende furnizimin me gaz në Evropë

17:04 | 01 Prill 2022

Rusia ende po e furnizin Evropën me gaz.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të enjten një urdhër, duke thënë se vendet e huaja “armiqësore” duhet të paguajnë për gazin në rubla ose rrezikojnë që tu ndërpritet furnizimi.

Duke folur me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm për rezervat evropiane.

“A do të thotë kjo se nëse nuk ka konfirmim në rubla, dërgimi i gazit do të ndërpritet nga 1 prilli? Jo, nuk do të thotë dhe nuk buron nga rregullorja”.

Rusia furnizon Bashkimin Evropian (BE) me rreth 40 për qind të importeve të gazit dhe 30 për qind të naftës, të cilat kryesisht paguhen në euro dhe dollarë.

Komento: