Rusia nuk e respekton armëpushimin, vazhdojnë granatimet në Mariupol

11:42 | 05 March 2022

Pavarësisht armëpushimit vazhdojnë sulmet në Mariupol

Qyteti i Mariupolit është ende duke u përballur me granatime ruse, pavarësisht armëpushimit të arritur për evakuimin e qytetarëve.

“Rusët po vazhdojnë të na bombardojnë. Është një çmenduri”, tha nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov për BBC.

“Nuk ka armëpushim në Mariupol dhe nuk ka armëpushim gjatë gjithë rrugës. Civilët tanë janë gati të shpëtojnë, por ata nuk mund të shpëtohet nën granatime”, shtoi ai.

Komento: