
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas deklaroi se Rusia nuk mund të konsiderohet më një superfuqi, duke theksuar koston e lartë të luftës dhe pasojat për vetë shtetin rus.
“Rusia nuk është një superfuqi. Pas më shumë se një dekade konfliktesh, përfshirë katër vite lufte në shkallë të gjerë, Rusia ka avancuar shumë pak krahasuar me vitin 2014. Kostoja? 1.2 milionë viktima”, u shpreh Kallas në ditën e fundit të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Sipas saj, Rusia sot ndodhet në një situatë të rënduar me ekonomi të dobësuar, e shkëputur nga tregjet energjetike evropiane dhe me qytetarë që po largohen nga vendi. Kallas paralajmëroi se rreziku më i madh aktual nuk qëndron vetëm në fushën e betejës, por në tryezën e negociatave.
“Në realitet, kërcënimi më i madh që Rusia paraqet tani është mundësia për të arritur në negociata më shumë sesa ka arritur në fushëbetejë”, theksoi ajo. /Panorama