Rusia është përjashtuar nga SWIFT.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se BE-ja janë bashkuar njëzëri rreth vendimit për heqjen e Rusisë nga SWIFT.
Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën – SWIFT – shërben si ndërmjetës ekzekutues i transaksioneve financiare ndërmjet bankave në mbarë botën, raporton FranceNews24.
Me përjashtimin e Rusisë nga rrjeti SWIFT nënkuptohet se të gjitha asetet e oligarkëve brenda Rusisë do të ngrihen.
Për të hequr Rusinë nga SWIFT ranë dakord Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Franca, Kanadaja, Italia, Britania e Madhe dhe Komisioni Evropian.
Ky është sanksioni më i madh që i është bërë Rusisë që kur përshkallëzoi situata në lindje të Evropës. Ky sanksion erdhi pasi që nga e enjtja Rusia është futur ushtarakisht në Ukrainë dhe po tenton ta pushtojë ish-anëtaren e BRSS-së