Rusia nuk heqë nga lufta ndaj Ukrainës.
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha më 4 prill se Rusia po përgatitet që të nisë një ofensivë të re në lindje të Ukrainës, në përpjekje që të marrë kontrollin e Harkivit dhe për të rrethuar forcat ukrainase.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, Oleksandr Motuzyanyk, Rusia është duke sulmuar në qytetet Rubizhne dhe Popasna në rajonin e Luhanskut, duke hapur rrugë për të kryer sulm ndaj Severdonjeckut, që është kryeqyteti rajonal. Po ashtu, sipas këtij zyrtari, forcat ruse po grumbullohen në mënyrë që të marrin kontrollin e Mariupolit, qytetit-port ukrainas që është i rrethuar nga ushtria ruse.
Sereodonjeck dhe Mariupol gjenden në skajet më veriore dhe jugore të “vijës së kontaktit” në Ukrainë, që është disa qindra kilometra e gjatë.
Motuzyanyk tha se njësitë ruse po hyjnë nga Bjellorusia në Rusi dhe Moska po përgatit rezerva të karburanteve dhe municioneve në zonat që janë në kufi me Ukrainën lindore.
Rusia javën e kaluar tha se do të tërhiqet nga rrethina e Kievit dhe Çernihivit dhe do të përqendrojë operacionet e saj ushtarake në lindje të Ukrainës. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia po dëshiron që ta marrë kontrollin e pjesës lindore dhe jugore të Ukrainës.