Rusia po i largon diplomatët e saj nga Kievi

15:39 | 23 February 2022

“Pushtimi” i Ukrainës, Rusia po i largon diplomatët e saj nga Kievi.

Ambasada ruse në Kiev ka nisur t’i evakuojë diplomatët e saj nga Ukraina.

Veprimi vjen një ditë pasi Ministria e Jashtme ruse njoftoi se do t’i largojë nga Kievi diplomatët e saj, pas zhvillimeve të fundit dhe nxitjes për luftë në Ukrainë që po e bën me veprimet e tij presidenti rus Vladimir Putin.

Lajmi është konfirmuar nga AFP-ja si dhe agjencia ruse e lajmeve TASS, shkruan Reporteri.

Zëdhënësja ruse Maria Zakharova thotë se kjo ky veprim erdhi gjoja për shkak të “sulmeve të shumta” ndaj misioneve diplomatike ruse në të gjithë Ukrainën dhe “veprimeve agresive” kundër diplomatëve rusë.

TASS raportoi me burime në ambasadën ruse në Kiev se “evakuimi i personelit tashmë ka filluar”, raporton BBC.

Kjo vjen një ditë pasi ligjvënësit në Moskë i dhanë Presidentit Putin lejen për të përdorur forcën jashtë vendit.

Komento: