Rusia po shkakton krizë botërore ushqimore

17:07 | 07 Qershor 2022

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka shkaktuar shumë dëme.

Rusia është akuzuar nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel se kanë shkaktuar krizë ushqimore dhe gjasat janë që kjo të thellohet.

Pas kësaj deklarate i dërguari rus në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Vasily Nebenzya, është larguar nga salla ku po mbahej takimi i Këshillit të Sigurimit, raporton euronews, transmeton Express.

Rusia ka bllokuar disa porte ukrainase, duke e penguar kështu eksportin.

Dy vendet e përfshira në luftë janë eksportues të mëdhenj të grurit dhe produkteve të tjera esenciale ushqimore.

Konflikti ka shkaktuar ngritje të çmimeve nëpër tregjet ndërkombëtare, përfshirë edhe Kosovën.

Komento: