Rusia reagon për herë të parë pas raportimeve për sulme në Poloni

21:27 | 15 Nëntor 2022

Reagon për herë të parë Rusia pas raportimeve për sulme në Poloni.

Pas raportimeve për sulme në territorin e NATO-s, në Poloni, ka reguar Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ajo i ka quajtur provokime të qëllimshme këto raportime.

Rusia nuk i ka pranuar si të vërteta raportimet, duke thënë se deklaratat kanë qëllim përshkallëzimin e situatës.

“Deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë për rënien e supozuar të raketave ‘ruse’ në zonën e Przewoduwit janë një provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën. Asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polak nuk u krye nga raketat ruse. Mbeturinat e publikuara nga mediat polake nga vendi i ngjarjes në fshatin Przeëoduv nuk kanë asnjë lidhje me armët ruse”, thuhet në reagim.

Komento: