Rusia si ndal bombardimet, Gazpromi rus çon gazin në Evropë përmes Ukrainës

13:12 | 04 Mars 2022

Gazpromi rus çon gazin në Evropë përmes Ukrainës

Lufta nuk po e pengon kompaninë ruse të gazit ‘Gazprom’ që të çojë gaz në evropë përmes Ukrainës normalisht dhe në linjë me kërkesat e konsumatorëve.

Kështu bëhet e ditur përmes një deklarate të lëshuar sot nga kompania ruse, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Kërkesa qëndron te 109.5 milionë metër kub gaz dhe është në linjë me kërkesat e ditës paraprake”, thuhet në deklaratë.

Agresioni rus në Ukrainë po hynë në ditën e nëntë dhe luftimet po zhvillohen në pothuajse të gjitha qytetet lindore e jugore të vendit përfshirë edhe kryeqytetin Kiev.

Mëngjesin e sotëm, forcat ruse kanë bombarduar një central bërthamor në Jug të Ukrainës duke shkaktuar zjarr të madh por që s’ka shkaktuar ndonjë katastrofë bërthamore pasi zjarri s’ka arritur te reaktorët njoftuar autoritetet.

Komento: