Nuk do të ndalet lufta.
Rusia ka dalë kundër rezolutës së propozuar nga përfaqësuesit e Këshillit të Sigurimit, në mbledhjen urgjente që po mbahet të premten.
Pas veprimit të përfaqësuesit rus në Këshillin e Sigurimit, një fjalim të fuqishëm ka mbajtur ajo e Britanisë së Madhe, Dame Barbara Woodward, shkruan lajmi.net.
“Rusia votoi kundër një rezolute që synon ndalimin e luftës, rezoluta nuk është miratuar vetëm për shkak të vetos së vetme të anëtarit të përhershëm të këtij Këshilli. Rusia është e izoluar, nuk ka mbështetje për pushtimin e Ukrainës. Historia do të kujtojë se si votuam sot. Mbretëria e Bashkuar qëndron në mbështetje dhe do të mbajë Rusinë përgjegjës për agresionin”, ka thënë ajo.