Ryva Kajtazi shfaqet provokuese në fustan të shkurt

11:53 | 25 Tetor 2021

Këngëtarja e njohur kosovare, Ryva Kajtazi, ditëve të fundit po komentohet shumë, jo për muzikën e saj, por për ndryshimet në pamjen e saj të jashtme.

Është e dallueshme, që ajo ka bërë ca ndërhyrje në fytyrën e saj, ani pse ajo ka pranuar se vetëm në hundë ka intervenuar pak, shkruan ORAinfo.

Ani pse është nënë e dy fëmijëve, Ryva gjithmonë ka punuar shumë me veten e saj që të jetë në formë.

Këngëtarja se fundmi ka publikuar një video ku shfaqet e veshur me fustan të shkurt e goxha provokues.

Në këtë fustan ajo po shkëlqen si asnjëherë me parë. /ORAinfo/

Komento: