Ryva shfaqet duke u ‘rrezitur’ në Durrës

13:48 | 20 Shkurt 2021

Ryva po shijon disa ditë pushimi në Durrës.

Këngëtarja Ryva Kajtazi ka ndarë me ndjekësit imazhe nga udhëtimi i saj në Shqipëri.

Në një fotografi, ajo u shfaq e veshur me veshje sportive, të kombinuar me atlete të kuqe dhe çantë bardhë e kuq.

Artistja dukej në formë shumë të mirë teksa po shijonte motin e mirë pranë pishinës së hotelit ku po qëndron.

Ndryshe, këngëtarja pranoi komente të shumta nga ana e ndjekësve të saj.

Kujtojmë se “Santorini” titullohet projekti i fundit muzikor nga Ryva Kajtazi, e publikuar dy vite më parë.

Komento: