Ish presidentja Atifete Jahjaga kohën e fundit është pjesë e medieve rozë.
Që nga ndarja e saj me bashkëshortin ajo është bërë ndër më të komentuarat në vend.
Mandati i saj ka përfunduar prej kohësh, por jo edhe diskutimi për të, ndoshta për faktin se ajo u bë e para femër Presidente e vendit, shkruan Kosovarja.
Atifete Jahjaga tashmë është pjesë aktive e disa kampanjave feministë dhe nuk dihet nëse ajo do ti kthehet sërish politikës.
Së fundi, ish Presidentja është vënë në fokus të medias për shkak të ndarjes nga bashkëshorti.
Në të vërtet, jeta e saj private ka bërë gjithmonë përshtypje dhe shpesh është diskutuar gjerësisht nga mediat në vend.
Atifete Jahjaga në një foto shihet teksa e mban në qafë një lirë, sigurisht dhuratë nga koha kur ishte nuse.