
Rreth 80 mijë qytetarë (37.2%) kanë votuar deri në orën 15:00 në Komunën më të madhe të Kosovës, Prishtinë, bënë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), raporton Front Online.
Dalje më e ulët është në Prizren, ku kanë votuar mbi 45 mijë qytetarë (24.6%).
Në Ferizaj deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 38 mijë qytetarë (rreth 32 %).
Në Gjilan kanë votuar rreth 30 mijë qytetarë (28.7%).
Në Mitrovicën e Jugut kanë votuar rreth 24 mijë qytetarë (mbi 29%).
Në Pejë kanë votuar mbi 30 mijë qytetarë (26.6%).
Ndërsa në Gjakovë kanë votuar më pak se 30 mijë qytetarë (24.75%).
/FrontOnline/