Sa është numri i personave me grip të derrit dhe Covid-19 që po trajtohen në Infektivë?

17:08 | 11 Janar 2024
sa-eshte-numri-i-personave-me-grip-te-derrit-dhe-covid-19-qe-po-trajtohen-ne-infektive?

Ditëve të fundit gripi sezonal në Kosovë është përhapur me të madhe.

Por, krahas këtij tashmë në vend qytetarët janë prekur edhe nga gripi i derrit dhe nga virusi Covid-19, shkruan Front Online.

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar aktualisht shtatë pacientë me grip të derrit dhe një me Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.

“Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar shtatë pacientë me AH1N1. Kurse, një pacient me Covid-19”, ka treguar ai për Front Online.

Vishaj, ka treguar edhe për gjendjen e pacientëve, ku një person nga gripi i derrit sipas tij është duke u trajtuar në mjekim intensiv.

“Gjendja e pacientëve është stabile, e kemi një pacient i cili është duke u trajtuar në mjekimin Intensiv nga AH1N1 dhe është më parametra kliniko-laboratorik stabil”, ka shtuar Vishaj.

Sipas drejtori Vishaj, në këtë kohë në ambulancën e pranimit është vërejtur fluks i madh i personave me virozë.

“Kemi vërejtur një fluks më të madh të pacientëve në këtë periudhë kohore në ambulancën e pranimit me simptomatologji të virozëve të traktit respirator, por kërkesa për spitalizim nuk është e madhe”, është shprehur ai./Front Online

Komento: