
Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Sahit Jashari, duke ndarë në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët të Rexhep Selimit me Sahit dhe Adem Jashari.
Në mesazhin e saj ngushëllues, ajo i ka shprehur ngushëllime familjes Jashari dhe bashkëluftëtarëve të të ndjerit, duke vlerësuar kontributin e Sahit Jasharit në historinë e luftës çlirimtare.
“Në emër të Rexhës dhe të familjes Selimi, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së Sahit Jasharit, fëmijëve, bashkëshortes, vëllezërve të tij dhe të gjithë bashkëluftëtarëve. Sa herë që të kujtohet lufta e UÇK-së, sa herë që të kujtohen Prekazi dhe Adem Jashari, do të kujtohet edhe emri i Sahit Jasharit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty, Sahit Jashari!”, ka shkruar ajo.