“Sa herë të shoh, rritem”, Adelina nuk përmbahet me këto fjalë pas takimit me Sabri Fejzullahun

11:50 | 04 Dhjetor 2022

Këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu dhe artistja Adelina Ismaili janë takuar.

Këtë e bëri të ditur Fejzullahu përmes një postimi në Instagram.

Ai është shprehur i lumtur për takimin me divan e estradës shqiptare.

“Mu gzu zemra që të takova sot. U rrite me mua, ikona e zemrave tona”, ka shkruar Fejzullahu.

Postimin e këngëtarit Ismaili e ka postuar në profilin e saj duke shkruar edhe ajo fjalët speciale: Sa herë të shoh, rritem. Ti, idhulli im që ma dhe magjinë e bukur të shpirtit tand që nga kanga ime e parë e deri sot. Ti që ja ke rrit bukurinë edhe vendit tim. Veq ti mund t’jesh çdo ditë ma i madh se dje. Lum që të kam. Madhështi’’.

Komento: