“Sa herë ti i shikon videot e mia, mua më vijnë lekë te banka”, Alby reagon ndaj sjelljeve të Bucit

23:56 | 06 Nëntor 2023

Alby është një ndër banoret e Big Brother Vip Kosova e cila u diskutua më së shumti me hyrjen e saj në këtë reality show.

Në debatin që patën Ledi dhe Buci, Alby zgjedh të mbroj Ledin dhe të sulmoj Bucin.

“Sa herë ti i shikon videot e mia, mua më vijnë lekë te banka” i tha Alby Bucit.

Albi me profesion është aktore e filmave për të rritur, ndërsa Buci sapo e pa në prajmin e parë i tha që i ka shikuar videot e saj.

Këtë deklaratë të Bucit Alby po e përdor në vazhdimësi.

Komento: