Me qindra ndërtesa i janë shtuar kryeqytetit viteve të fundit.
Qëndrueshmëria e tyre është e domosdoshme veçmas në rastet kur vendi përballet me fatkeqësi natyrore.
Me një të tillë është përballur Turqia e Siria një ditë më parë.
Por, sa janë të sigurta objektet në Kosovë për t’i bërë ballë tërmeteve?
E ndërtesat e vjetra janë më të sigurta.
Për t’u siguruar se objektet janë të ndërtuara në bazë të kushteve, duhet një monitorim më i lartë.
Pasi që ndërtuesit ka mundësi që dalin jashtë projektit.
Për këtë çështje u deklarua edhe Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmiologjik i Kosovës.
Sipas tyre ndërtesat në Kosovë kanë nivel të kënaqshëm të ndërtimit në tërësi.