Çfarë të bëhet me rrobat e personit të infektuar?
Nëse ndokush në familjen tuaj është i infektuar me coronavirus apo ekziston dyshimi për infektim, është e nevojshme të merren masa shtesë kur është fjala për larjen e rrobave, si edhe të peshqirëve dhe çarçafëve. Qendra Amerikane e Kontrollit dhe e Preventivës së sëmundjeve (CDC) rekomandon bartjen e dorezave mbrojtëse me rastin e kontaktit me rrobat e personit të sëmurë dhe hedhjen e tyre menjëherë pas përdorimit.
Lani duart sapo i zhvishni
“Dyshoj që mund të mbijetojë disa orë, ndoshta edhe një ditë. Kjo varet mjaft nga kushtet e ambientit siç janë, për shembull, temperatura dhe lagështia”, thotë infektologu Amesh A. Adalja, nga qendra për shëndet Johns Hopkins në Maryland.
Ai nuk është i bindur që rrobat janë mënyra primare e bartjes së infeksionit me virus, mirëpo megjithatë kërkon të jemi të kujdesshëm. Nëse nuk keni doreza, lani duart me ujë të ngrohtë dhe me sapun dhe dezinfektoni sapo të përfundoni përdorimin e rrobave familjarëve të infektuar, transmeton Lajmi.net. Rrobat e tilla shkundni dhe lani në temperaturë sa më të lartë që të jetë e mundshme. CDC-ja thekson që rrobat e personit të infektuar nuk duhet t’i lani ndaras, sepse detergjenti vret virusin.
A mund t’i lani rrobat me dorë?
Nuk ekziston udhëzimi sipas të cilit larja me dorë e rrobave është e ndaluar, mirëpo gjithsesi duhet pasur parasysh që makina e larjes së rrobave përdor temperatura më të larta, të cilat aktualisht janë të dëshirueshme. Edhe pse epidemiologët theksojnë që coronavirusi bartet nëpërmjet piklave, përkatësisht kur personi i infektuar teshtin apo kollitet, virusi mund të mbijetojnë në materiale të ndryshme, duke përfshirë edhe tekstilin.