
Opinionistja Xheraldina Rexhepi thotë se sa më shumë sondazhe që e vënë VV’në të parën, aq më shumë do votohet ajo.
Rexhepi, e ftuar në ‘Pressing’ në T7, ka thënë se grupmoshat e shtyera iu besojnë sondazheve të këtilla, sapo t’i shohin në Facebook.
“Fakti që dalin sondazhet se VV është e para, sa më shumë që flitet për sondazhe, aq më shumë do të votohet VV’ja. Moshatarët e mi as nuk e dyshojnë informatën që e shohin në Facebook”, ka deklaruar ajo.