Sa mund të dënohen të arrestuarit për aferën e rezervave shtetërore?

21:38 | 20 Gusht 2023
sa-mund-te-denohen-te-arrestuarit-per-aferen-e-rezervave-shteterore?

601 mijë euro është dëmi që dy zyrtarët e MINT-it dhe një biznismeni dyshohet se ia kanë shkaktuar buxhetit të shtetit permes mallit te rezervave shteterore.

Per kete u arrestuan dhe u paraburgosen drejtori i ketij divizioni , Hafiz Gara, drejtori i Departamentit për Integrim Evropian, Irfan Lipovica dhe biznesmeni Ridvan Muharremi.

Në dosjen e Prokuorisë Speciale theksohet se të dyshuarit kanë sjellë 52.5 tonë grure më pak se sasia e kontraktuar, ndërsa vaj e sheqer nuk kanë sjellë fare.

Sipas kesaj dosjeje, Lipovica e Gara akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat zyrtare duke lejuar anashkalimin e procedurës së hapur të prokurimit publik.

Megjithate, juristi Ardian Bajraktari numëron disa raste kur lejohet anashkalimi i këtyre procedurave./t7

Komento: