Sa njerëz kanë vdekur në vitin 2021 nga COVID-19?

14:41 | 26 Dhjetor 2021

Sa njerëz kanë vdekur në botë në vitin 2021 nga COVID-19?

Bota po vazhdon të luftojë me variantet e reja të COVID-19 siç janë Delta, Delta Plus dhe Omicron.

Sipas statistikave globale në vitin 2021 janë regjistruar edhe 238 milionë raste të reja të COVID-19 në gjithë botën, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 në vitin 2021 ka shkuar në 4,82 milionë.

COVID-19 po vazhdon të jetë problematik në shumë vende të botës si pasojë e varianteve të reja.

Vaksinimi po del të jetë forma më efikase për luftimin e pandemisë, fundi i së cilës ende nuk dihet.

Komento: