Sa përqind është i sigurtë uji në kryeqytet, ujësjellësi rajonal “Prishtina” vjen me këtë njoftim

15:19 | 06 May 2019

Uji i Prishtinës është 100 % i sigurt.

Ujësjellësi rajonal “Prishtina” ka bërë të ditur se sipas analizave të kryera rezulton se uji i pijshëm është 100 për qind i sigurt.

KRU “Prishtina” thotë se cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Listën A dhe C në Udhëzimin Administrativ Nr.16/2012 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu.

Ndërkaq bëhet e ditur se numri i mostrave të ujit për pije për analizën fiziko – kimike në gjashtë muajt e ardhshëm supozohet të jetë afro 6.850 mostra të ujit. Një vëllim kaq i madh i punës dhe një kontrollë ditore bazike dhe periodike, bënë që uji i pijshëm të jetë i sigurt 100 për qind.

“Laboratorët tanë të cilët janë të akredituar shfrytëzojnë metoda standarde për parametrat të cilat janë të aprovuara nga BE, sipas procedurës të cilat janë dhënë me Direktivën 98 (93) EC.

Sipas planit ditor, javor dhe mujor për monitorimin e brendshëm të kualitetit të ujit në KRU ” Prishtina ” sh.a, të burimeve sipërfaqësore Albanik, Badoc, Bivolak, Mihaliq(Kanali Ibër-Lepencit) si dhe burimeve nëntokësore Kroni, Obiliq, Shtime, Lipjan, Peran (Podujevë), Miradi , Graqanicë dhe Vragoli si dhe pesëmbedhjetë pikat në rrjetin e qytetit , në aplikim të monitorimit të shpejtë bazik dhe vijues percjellim kualitetin e ujit të pijshëm në çdo pikë mostrimi”, theksohet në njoftimin e KRU “Prishtina”

Komento: